Aneksimi i rajoneve të Ukrainës nga Rusia, përshkallëzimi i rrezikshëm
Foto: Rel
Rajoni dhe Bota

Aneksimi i rajoneve të Ukrainës nga Rusia, përshkallëzimi i rrezikshëm

REL

Nëse Rusia ecën përpara me planet e saj për të aneksuar katër rajone të Ukrainës, kjo do të shënonte një "përshkallëzim të rrezikshëm" që do të kërcënonte perspektivat për paqen në rajon, tha të enjten shefi i OKB-së, Antonio Guterres.

"Çdo vendim për të vazhduar me aneksimin e rajoneve ukrainase: Luhansk, Donjeck, Herson dhe Zaporizhja nuk do të kishte asnjë vlerë ligjore dhe meriton të dënohet", u tha ai gazetarëve.

Kremlini njoftoi më 29 shtator se do t'i aneksojë formalisht katër rajone të Ukrainës, ku së voni u mbajtën të ashtuquajturat referendume për bashkim me Rusinë.

Zëdhënësi Dmitry Peskov tha se ceremonia e nënshkrimit do të mbahet më 30 shtator.

Në të, sipas tij, do të marrin pjesë presidenti rus, Vladimir Putin, dhe udhëheqësit e instaluar nga Moska të katër rajoneve ukrainase: Luhansk, Donjeck, Herson dhe Zaporizhja.


MË SHUME NGA Rajoni dhe Bota