Oblak drejt përfundimit të qëndrimit në Madrid
BKT
Sport

Oblak drejt përfundimit të qëndrimit në Madrid

Uran Krasniqi/RTKLive

Jan Oblak më në fund mund të jetë gati t`i japë fund qëndrimit të tij të gjatë tetë vjeçar në kryeqytetin spanjoll, Madrid. 

Slloveni tashmë e ka bërë të njohur dëshirën e tij për mundësinë e transferimit në Angli.

Mediat spanjolle bëjnë të dituar Tottenham dhe Man United janë klubet që interesohen për të.

Kontrata e sllovenit me Atletico Madrid skadon në vitin 2023. 

Oblak e ka shprehur hapur pëlqimin e tij për kampionatin anglez duke e cilësuar si një nga më spektakolarët.