"Mi kanalizimesh"/ Erdogan padit për fyerje zv.presidentin e Bundestagut
Rajoni dhe Bota

"Mi kanalizimesh"/ Erdogan padit për fyerje zv.presidentin e Bundestagut

RTSH

Presidenti i Turqisë, Tayip Erdogan përmes avokatit të tij në Këln, ka ngritur një padi ndaj zv.presidentit të Bundestagut, Wolfgang Kubicki për fyerje dhe shpifje. Kumbicki, lideri i Liberalëve (FDP), gjatë fjalimit të tij të fushatës në Saksoninë e Poshtme e quajti presidentin turk një "mi të vogël kanalizimesh" dhe e akuzoi atë për përdorimin e çështjes së refugjatëve si një mjet për të ushtruar presion politik mbi Evropën.

Më pas, politikani gjerman u përpoq të korrigjohej, duke folur për "një qenie të vogël, të lezetshme, të zgjuar dhe dinake, si Ratatouille", por duket se nuk e ka bindur palën tjetër, pasi ambasadori gjerman në Ankara u thirr në Ministrinë e Jashtme Turke për të dhënë shpjegime.

Në padinë e tij, avokati i Tajip Erdogan, Mustafa Kaplan thekson se termi "mi  kanalizimesh" i referohet një personi që konsiderohet moralisht inferior dhe i neveritshëm" dhe argumenton se këtu nuk bëhet fjalë për kritika aktuale, por për shpifje. Ai thirret edhe në arsye fetare, të cilat e bëjnë shumë të vështirë pranimin e kësaj fraze.

"Islami i refuzon ofendimet e tilla”, shkruan Kaplan ndërsa shton se komentet e Kubiki nuk kishin të bënin me politikën e refugjatëve.


MË SHUME NGA Rajoni dhe Bota