Zelensky kërkon anëtarësim të përshpejtuar në NATO
Foto: REL
Rajoni dhe Bota

Zelensky kërkon anëtarësim të përshpejtuar në NATO

REL

Presidenti rus, Vladimir Putin, i ka thënë të premten popullit se Rusia i ka tashmë katër rajone të reja.

Sipas tij, banorët e katër rajoneve ukrainase të aneksuara nga Rusia - Donjeck, Luhansk, Zaporizhja dhe Herson - e kanë marrë vendimin e tyre.

“Rezultatet dihen, dihen mirë”, ka thënë ai.

“Jam i sigurt që Asambleja Federale do t'i mbështesë katër subjektet e reja të Federatës Ruse… sepse ky është vullneti i miliona njerëzve”, ka thënë Putin para publikut.

Ai ka nënshkruar dokumentet e aneksimit dhe ka emëruar liderët rusë në të katër territoret ukrainase.

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky ka bërë të ditur se është duke kërkuar anëtarësim të përshpejtuar të Ukrainës në NATO, pas vendimit të marrë nga Putini.

“Ne e kemi vërtetuar përshtatjen tonë me standardet e aleancës. Ne jemi duke marrë hap vendimtar duke nënshkruar aplikacionin e Ukrainës për anëtarësim të përshpejtuar në NATO”, ka thënë ai përmes një postimi në Telegram.

Përgjatë fjalimit, Putin është kthyer mbrapa në histori – duke pretenduar se shumë gjenerata të rusëve kanë luftuar për këto toka.

Putin e ka mbrojtur atë që tashmë e ka bërë në Ukrainë – aneksimin e katër rajoneve – duke thënë se janë territore ruse dhe ka fajësuar Perëndimin se ka bërë përpjekje për ta nënshtruar Rusinë.

Fjalimi i tij në Kremlin pasoi mbajtjen e referendumeve të rreme në rajonet e kontrolluara pjesërisht nga ushtria ruse.

Perëndimi i ka konsideruar këto referendume si të paligjshme.


A.R Katana
Kosovo Telecom
Golden Eagle

MË SHUME NGA Rajoni dhe Bota