Michel: Rusia ka goditur sistemin tonë energjetik
Rajoni dhe Bota

Michel: Rusia ka goditur sistemin tonë energjetik

ATSH

Rusia lëshon raketa ndaj ukrainasve, por gjithashtu ka lëshuar një raketë energjie në zemër të sistemit tonë ekonomik dhe social, deklaroi presidenti i Këshillit të BE-së, Charles Michel në mesazhin e tij video drejtuar evropianëve.

“Çdo familje në Evropë vuan nga rritja e faturave dhe çmimeve të supermarketeve. Energjia është e shtrenjtë dhe kjo do të ketë një ndikim të qëndrueshëm për të gjithë ne”, theksoi Michel.

“Kjo është arsyeja pse një bashkim i ri energjetik duhet të zhvillohet tani me një strategji reale të përbashkët, sepse nuk ka alternativë nëse duam të garantojmë furnizime alternative, çmime të drejta dhe tranzicionin klimatik”, theksoi  Michel.


A.R Katana
Kosovo Telecom
Golden Eagle

MË SHUME NGA Rajoni dhe Bota