Forcat ruse tërhiqen nga qyteti ukrainas me rëndësi strategjike, Lyman
Rajoni dhe Bota

Forcat ruse tërhiqen nga qyteti ukrainas me rëndësi strategjike, Lyman

ATSH

Forcat ruse janë tërhequr nga qyteti i rëndësishëm strategjik i Ukrainës lindore, Lyman, konfirmoi ushtria ruse të shtunën.

Vendimi ishte i motivuar nga rreziku në rritje që një forcë prej rreth 5,000 ushtarësh rusë mund të bllokohej pas linjave ukrainase, sipas zëdhënësit të Ministrisë ruse të Mbrojtjes, Igor Konashenkov.

Rusia ka pësuar një sërë pengesash ushtarake në javët e fundit për shkak të rritjes së forcave ukrainase.

Por një seri e fundit referendumesh, të përqesura si farsë nga Perëndimi, do të thotë se Rusia tani e konsideron pjesën më të madhe të Ukrainës lindore si territor rus. Prandaj, sulmet në atë rajon mund të konsiderohen si sulm ndaj Rusisë nga Kremlini.


MË SHUME NGA Rajoni dhe Bota