Superliga vazhdon sot me supersfidën Ballkani-Gjilani
BKT
Sport

Superliga vazhdon sot me supersfidën Ballkani-Gjilani

Fatmir Bytyqi /RTKlive

Elita e futbollit të Kosovës vazhdon sot me supersfidën mes Ballkanit dhe Gjilanit.

Kampioni në fuqi i Kosovës dhe skuadra gjilanase përballen në kuadër të javës së nëntë.

E diela pasdite parashikohet të jetë e ‘nxehtë’ në Suharekë, pasi dueli mes Ballkanit dhe Gjilanit pritet të sjell një ndeshje interesante, sepse takohen dy skuadra që mëtojnë kreun e tabelës.

Sfida mes Ballkanit dhe Gjilanit nis në orën 13:00.

Ndërkaq, takimi mes Prishtinës dhe Trepçës ’89 është shtyre për më vonë për shkak të gjendjes jo të mirë të fushës në ‘Fadil Vokrri’.