Mbytet anija me emigrantë në Greqi, të paktën 16 vajza të vdekura
Rajoni dhe Bota

Mbytet anija me emigrantë në Greqi, të paktën 16 vajza të vdekura

RTSH

Një tragjedi e rëndë është shënuar në Levos në Greqi, ku një anije me rreth 40 emigrantë është mbytur.

Nga mbytja e anijes kanë mbetur të vdekura të paktën 16 vajza të reja, ku trupat e pajetë u gjetën në një vend mbajt të vështirë për t’u arritur. Trupat e pajetë të tyre janë dërguar në murg, ndërsa trupat e dy prej viktimave ndodhen ende të bllokuar nën shkëmbinj, ku kushtet e vështira të motit vështirësojnë ndërhyrjen e forcave të kërkim-shpëtimit.

Edhe më tragjike janë pamjet e shpëtimit të emigrantëve, të cilët kishin mbetur të bllokuar buzë një shkëmbi të thepisur, ndërsa deti i trazuar përplasej mbi to.

Operacioni i rojeve bregdetare ka nisur që në orët e para të mëngjesit, ku deri tani 8 gra janë shpëtuar dhe dërguar në spital, ndërsa 15 emigrantë rezultojnë ende të zhdukur.


MË SHUME NGA Rajoni dhe Bota