Weston McKennie largohet nga Juve?
BKT
Sport

Weston McKennie largohet nga Juve?

Fatmir Bytyqi /RTKlive

Mesfushori amerikan Weston McKennie raportohet se do të largohet nga Juventusi gjatë afatit kalimtar të dimrit.

Amerikani McKennie sipas mediave italiane, nuk është pjesë e projektit të Massimiliano Allegrit.

E ardhmja e McKennie duket se do të jetë Premier League. Mesfushori amerikan është duke u monitoruar nga disa klube angleze.

“Weston McKennie mund të largohet nga Juventusi në merkaton e transferimeve të dimrit. Mesfushori amerikan nuk konsiderohet si lojtar kyç për projektin e Juventusit. E ardhmja e tij mund të jetë në Premier League”, shkruajnë mediat italiane.