11:30 / 14.10.2022
Ruben Loftus-Cheek, objektiv i gjigantit të Serisë A
Fatmir Bytyqi /RTKlive
Ruben Loftus-Cheek duket se po luan sezonin e fundit tek Chelsea.
Klubi i m adh italian, AC Milan siç raportojnë mediat e huaja, është i interesuar për mesfushorin e ‘Bluve’ të Londrës.
Kontrata aktuale e Ruben Loftus-Cheek me Chelsean është deri në vitin 2024, por ndarja mes dy palëve mund të ndodh në fund të këtij sezoni.
“Rossonerët” thuhet se janë duke u përgatitur për të nisur negociatat me londuinezët për transferimin e Ruben Loftus-Cheek në ‘San Siro’.























