Turqi-Rusi do të ndërtojnë një qendër gazi natyror në Trakinë Lindore
BKT
Rajoni dhe Bota

Turqi-Rusi do të ndërtojnë një qendër gazi natyror në Trakinë Lindore

rtsh.al

Ankaraja dhe Moska do të ndërtojnë një qendër të përbashkët të gazit natyror në rajonin e Trakisë Lindore. Lajmin e njofton presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan. Presidenti turk tha se qendra e shpërndarjes do të të jetë ndërkombëtare.

"Për një qendër të tillë shpërndarjeje, natyrisht, Trakia konsiderohet vendi më i rëndësishëm për këtë operacion. Së bashku me presidentin rus Vladimir Putin, ne kemi udhëzuar Ministrinë e Energjisë dhe Burimeve Natyrore dhe organin përkatës nga pala ruse që të bashkëpunojnë. Ata do ta bëjnë këtë punë atje. Cilido që është vendi më i përshtatshëm, shpresojmë që ta kemi themeluar atë qendër shpërndarjeje. Ne kemi një qendër kombëtare të shpërndarjes, por sigurisht tani kjo do të jetë një qendër shpërndarjeje ndërkombëtare”, tha presidenti turk.

Gjatë Konferencës mbi Ndërveprimin dhe Masat e Ndërtimit të Besimit në Azi (CICA) në kryeqytetin e Kazakistanit Astana, dy presidentat mbajtën një takim me dyer të mbyllura  ku mësohet se Putin  kishte propozuar ndërtimin e një qendre gazi natyror në Turqi.

Për Putin Turqia është rruga më e besueshme për dërgimin e gazit në Bashkimin Evropian ndërsa  shpjegon se ndërtimi i një qendre furnizimi atje do të lejonte, ndër të tjera, rregullimin e çmimeve, shitjen e gazit natyror me çmime të arsyeshme. dhe përjashtimin e “politizimit” të çështjes.

Për luftën e vazhdueshme Rusi-Ukrainë, Erdogan siguroi se ndërmjetësimi i Ankarasë midis dy vendeve vazhdon ende.

 


MË SHUME NGA Rajoni dhe Bota