Carragher i propozon Liverpoolit kujdes nga De Bruyne
BKT
Sport

Carragher i propozon Liverpoolit kujdes nga De Bruyne

Uran Krasniqi/RTKLive

Jamie Carragher i ka propozuar Liverpoolit që të fokusohet në ndalimin e Kevin De Bruyne për furnizimin e Erling Haaland në ndeshjen e së dielës kundër Manchester City.

"Unë më shumë do të fokusohesha te De Bruyne sesa te Haaland në këtë ndeshje," ka thënë ai për "Sky Sports". "Haaland ka qenë një sensacion absolut në Premierligë, por ai shërbehet nga De Bruyne dhe nuk mund të gjesh më të mirë se sa ai për këtë".

Skuadra e Jurgen Klopp pret Cityn në "Anfield" pas një fillimi zhgënjyes në Premier League.