23:14 / 14.10.2022
Laporta para "El Clasicos" u bën thirrje tifozëve: Besoni te skuadra
Uran Krasniqi/RTKLive
Joan Laporta u ka thënë tifozëve të Barcelonës që të të besojnë te skuadra të dielën kur ekipi luan kundër Real Madridit në atë që njihet si "El Clasico". Ai ka folur kështu pas zhgënjimit të mesjavës ku Barcelona pothuajse është përshëndetur me Champions League meqë ka barazuar me Interin.
"Vazhdoni të besoni. Ne kemi një ekip shumë konkurrues, me lojtarë shumë të mirë që do t'ju sjellin shumë gëzim", ka thënë presidenti i klubit katalonas. "Kam besimin tim të plotë te Xavi dhe stafi i tij, si dhe te lojtarët".
Aktualisht Barcelona kryeson tabelën e kampionatit spanjoll, por që pasohet pikërisht nga rivali i vjetër, Real Madrid.























