Ministri shqiptar, por nxënësve u mungojnë librat në shqip |Video
BKT
Foto: RTKLive
Rajoni dhe Bota

Ministri shqiptar, por nxënësve u mungojnë librat në shqip |Video

Besnik Iseni/RTK/Shkup

Kanë kaluar 45 ditë nga fillimi i vitit shkollor në Maqedoninë e Veriut, ndërsa nxënësit vazhdojnë të përballen me mungesën e librave. Kjo po shkakton probleme të shumta në mbarëvajtjen e procesit mësimor.

Mësimdhënësi Satki Ismaili thotë se nëpër shkolla ka mungesë të librave në lëndë të ndryshme.

Kjo,sipas tij ndodh për shkak të vonesës së botimit të librave të rinj.

  " Me konceptin e ri,nxënësit e krasëve të  dyta dhe të pesta, këtë vit shkollor filluan pa asnjë libër, vetëm me një përmbledhje shtesë,ku të gjitha lëndët janë të futura në një përmbledhje”, thotë mësimdhënësi Satki Ismaili për RTK-në.

Për mungesën e librave nëpër shkolla ,para Ministrisë së Arsimit,reagoi “Aleanca për Shqiptarët”.

"Për ta ngritur zërin për një problem me të cilin ballafaqohen nxënësit e shkollave fillore dhe të mesme. Mësuesit ballafaqohen duke vrapuar nga një fotokopje në një tjetër,kurse nxënësit detyrohen të mbajnë në çantat e tyre libra të fotokopjuara", thotë Arben Zeqiri nga “Aleanca për Shqiptarët”

Ndërsa ministri i Arsimit të Maqedonisë së Veriut Jeton Shaqiri premton se  gjatë muajit tetor apo në fillim të nëntorit, nxënësit e arsimit fillor dhe të mesëm  do t’i kenë librat.

 “E kemi themeluar një këshill ku janë të gjitha institucionet për të parë këto të dhëna. Aty do të jetë edhe Ministria e Financave sepse ato nuk janë të dhëna që lidhën vetëm me politikat arsimore që ka Ministria e Arsimit”, thotë Jeton Shaqiri, ministër i Arsimit në Maqedoninë e Veriut.

Janë  gjithsejtë 255 mijë nxënës të shkollave fillore dhe të mesme ,që ndjekin mësimin këtë vit shkollor në Maqedoninë e Veriut.

 


MË SHUME NGA Rajoni dhe Bota