Tare në sulm: Futbolli ka marrë rrugën e gabuar
RTSH
Igli Tare, drejtori sportiv i Lazios, nuk kursehet ndaj Romës, Milanit, Interit dhe Juventusit.
I ftuar i ish-futbollistit Guglielmo Stendardo, tashmë jurist dhe profesor në Luiss, menaxheri i bardhekaltërve mbajti një leksion me titull "Evoluimi i ligjit sportiv dhe profilet ekonomike dhe financiare të kompanive".
Tare kritikoi evolucionin e futbollit ndërkombëtar. "Ne jemi duke vozitur një Ferrari që herët a vonë do të rrëzohet. Në futboll janë shpikur gara të kota siç është Liga e Konferencave, që unë e quaj gara e humbësve, apo Liga e Evropës, të cilat nuk kanë asnjë vlerë për të ardhurat që prodhojnë. Ne shpikim më shumë kompeticione, edhe Liga e Kombeve me ekipet kombëtare dhe lojtarët bëhen robotë. Luajmë çdo dy ditë e gjysëm tani dhe lojtarët nuk ia dalin dot, nuk është njerëzore. Për të krijuar më shumë të ardhura, krijojmë më shumë probleme. Futbolli ka marrë rrugën e gabuar”, tha ai.
"Sot futbolli është një profesion shumë i shpejtë. Çfarë mungon? Nga drejtuesit e korporatave - vijon Tare - për faktin se kohëzgjatja e kontratave ndryshon shumë. Më merreni mua, jam një nga drejtuesit më të vjetër në Serinë A, ky është viti im i pesëmbëdhjetë me Lacion. Kam fatin të punoj në një kompani me një menaxhim virtuoz”.
Më pas, sulmi ndaj katër klubeve italiane: “Sot ka klube, edhe në nivelin e parë, si Juve, Roma, Milano, Inter, që teknikisht dështuan, por mbahen gjallë për faktin se sistemi ka nevojë. Është e rëndësishme të kesh menaxhim afatgjatë në kompani me projekte të rëndësishme për të parë të mirën e kompanisë”.























