13:02 / 16.10.2022
PSG sytë kah mbrojtësi i Arsenalit
Fatmir Bytyqi /RTKlive
Mbrojtësi i Arsenalit, William Saliba është duke treguar performancë të shkëlqyer këtë sezon të garave me ‘Topçinjtë’.
Klubi nga ‘Emiratës’ kryeson tabelën e Premier Leagues, dhe tashmë skuadra e Mikel Artetës është një nga skuadrat favorite në garën për titullin e kampionit në ishull.
Falë mbrojtësit Saliba, Arsenali po tregohet skuadër që nuk thyhet lehtë këtë edicion.
Sipas mediave angleze, forma e mirë e Saliba-s tashmë ka ndezur interesimin e disa klubeve të mëdha evropiane.
PSG, është një nga skuadrat që është duke e vëzhguar më kujdes formën e Saliba-s.
Kampionët në fuqi të Francës, thuhet se janë duke u përgatitur për t’u hedhur në sulm për mbrojtësin e londinezëve qysh në afatin kalimtar të janarit.























