17:08 / 17.10.2022
Osimhen: Kvaratskhelia po na bën të ëndërrojmë për këtë sezon
Uran Krasniqi/RTKLive
"Khvicha Kvaratskhelia sapo ka filluar dhe ai ka cilësi për ta bërë Napolin të ëndërrojë këtë sezon", ka thënë shoku i tij i skuadrës, Victor Osimhen.
Kvaratskhelia, i cili u bashkua nga Dinamo Batumi në korrik, ka luajtur një rol të rëndësishëm në fillimin e shkëlqyer të sezonit për klubin të njëjtin emër si qyteti.
Lojtari i Gjeorgjisë ka shënuar shtatë gola dhe ka dhënë tetë asistime në të gjitha garat për skuadrën e Luciano Spallettit.
"Unë besoj se ai ka cilësi për të na bërë të ëndërrojmë këtë sezon. Ai meriton gjithçka që po merr tani. Ju e shihni se ai ka qenë vendimtar për ne", ka thënë Osimhen. "Ai sapo ka filluar, nuk keni parë asgjë ende".























