Irani dërgoi personel në Krime të trajnojë rusët për përdorimin e dronëve
BKT
Rajoni dhe Bota

Irani dërgoi personel në Krime të trajnojë rusët për përdorimin e dronëve

RTSH

Shtëpia e  Bardhë ka deklaruar se Irani ka dërguar personel në Krime për të trajnuar rusët për përdorimin e dronëve. Koordinatori i komunikimit në Këshillin e Sigurisë Kombëtare, John Kirby tha se prania e personelit iranian ishte dëshmi e angazhimit të drejtpërdrejtë të Teheranit në konflikt.

“Ne mund të konfirmojmë se personeli ushtarak rus që është i vendosur në Krime ka pilotuar UAV-të iraniane, duke i përdorur ato për të kryer sulme në të gjithë Ukrainën, duke përfshirë sulmet kundër Kievit. Personeli ushtarak iranian ishte në terren në Krime dhe ndihmoi në këto operacione. Rusia ka marrë dhjetëra UAV deri më tani dhe ka të ngjarë të vazhdojë të marrë dërgesa shtesë në të ardhmen”, tha Kirby, raporton CNN.

SHBA ka thënë më parë se Rusia po merrte drone nga Irani, por nuk ka bërë të ditur se personeli iranian është në terren duke ndihmuar në përdorimin e armëve.


MË SHUME NGA Rajoni dhe Bota