Gjysma e Serisë A pas Brojës
BKT
Sport

Gjysma e Serisë A pas Brojës

Fatmir Bytyqi /RTKlive

Sulmuesi i Chelseas, Armand Broja është një nga më të kërkuarit në Itali.

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare, sipas mediave italiane, kërkohet nga top-klubet e Serisë A.

“Atalanta, Roma, Napoli, Inter dhe Milan e kërkojnë sulmuesin e Chelseas, Armando Broja”, shkruajnë mediat italiane.

Broja edhe në verën e kaluar ishte cak i disa skuadrave elitare të Italisë, dhe siç raportohet, skuadrat e mëdha italiane, do të provojnë të transferojnë sulmuesin shqiptar në afatin kalimtar të ardhshëm.