CR7 në Romë?
BKT
Sport

CR7 në Romë?

Fatmir Bytyqi /RTKlive

Sulmuesi i Manchester United, Cristiano Ronaldo, vitin e ardhshëm mund të luajë për Romën e Jose Mourinhos.

Gazetari anglez Ben Jacobs raporton se sulmuesi portugez sezonin e ardhshëm mund të luajë më Romë.

Ronaldo po kalon periudhë të vështirë tek ‘Djajtë e Kuq’, dhe duket se ai është afër ‘divorcit’ të parakohshëm me klubin nga ‘Old Traffordi’.

Chelsea është duke e vëzhguar situatën e ish-yllit të Real Madridit dhe Juventusit, por sipas gazetarit anglez, lojtari është më afër kalimit tek ‘romakët’ dhe ribashkimit me ish-trajnerin Jose Mourinho.

Ndryshe, Ronaldo është i lidhur edhe me transferimin në Ligën MLS në Amerikë.