Biden: Mbështetësit e Trump janë pakicë brenda Partisë Republikane
BKT
Rajoni dhe Bota

Biden: Mbështetësit e Trump janë pakicë brenda Partisë Republikane

ATSH-DPA

Sipas presidentit amerikan, Joe Biden, anëtarët e ish-presidentit amerikan Donald Trump përbëjnë vetëm një pjesë të vogël të anëtarëve të Partisë së tij rivale Republikane.

“Votuesit e kishin bërë të qartë në zgjedhjet afatmesme të vendit se ata nuk duan që çdo ditë përpara të jetë një betejë e vazhdueshme politike”, tha Biden në një konferencë për shtyp në Shtëpinë e Bardhë.

“Unë mendoj se shumica dërrmuese e anëtarëve të Partisë Republikane, edhe pse ne nuk pajtohemi për disa çështje, por ata janë njerëz të mirë dhe të nderuar”, tha Biden, duke përmendur përvojën e tij shumëvjeçare në Senat dhe Dhomën e Përfaqësuesve të SHBA-së.

Edhe pasi Trump u largua nga detyra në vitin 2021, ai dhe mbështetësit e tij vazhduan të luanin një rol kyç në politikën e PartisëRepublikane, ndersa Trump mbështeti dhjetëra kandidatë gjatë fushatës afatmesme.

Partia duket gjithnjë e më shumë e përçarë mes bashkëpunëtorëve radikalë të Trump dhe atyre që duan të lënë pas vetes ish-yllin e paparashikueshëm televiziv./ /a.i/


MË SHUME NGA Rajoni dhe Bota