Keane largohet nga Evertoni, jo edhe nga Premier League
BKT
Sport

Keane largohet nga Evertoni, jo edhe nga Premier League

F.Bytyqi /RTKlive

West Ham është duke e monitoruar mbrojtësin e Evertonit, Michael Keane, raportojnë mediat britanike.

Keane nuk po ia del të gjejë minutazh në skuadrën e Frank Lampard, dhe lojtari thuhet së ka kërkuar largimin nga Evertoni qysh në afatin kalimtar të janarit.

West Ham është favorite për të transferuar mbrojtësin e Eevertonit të cilin West Ham po e vëzhgon prej kohësh.

Keane me Evrtonin ka kontratë deri në vitin 2025, por duket së ‘divorci’ mes dy palëve do të vjen gjatë këtij dimri.

Keane preferon largimin nga Evertoni, por jo edhe nga Premier League pasi që ai është afër transferimit tek West Ham.

West Ham synon të marrë lojtarin në formë huazimi deri në fund të këtij sezoni.