20:28 / 13.11.2022
Stoltenberg: NATO qëndron në solidaritet me Turqinë
V. Thaçi / RTKlive
Sekretari i Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg përmes një postimi në Twitter, ka reaguar për sulmin në Stamboll, duke thënë se, NATO qëndron në solidaritet me Turqinë.
“Pamje tronditëse nga Stambolli. Mendimet e mia dhe ngushëllimet më të thella për të gjithë ata që janë prekur dhe për popullin turk’, ka shkruar Stoltenberg.























