Samiti i G20/ Sunak kritikon luftën `barbare` të Rusisë
rtsh.al
Në samitin e G20 që po zhvillohet në Bali, kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, Rishi Sunak, kritikon luftën "barbare" të Rusisë në Ukrainë.
Samiti i G20/ Sunak kritikon luftën 'barbare' të Rusisë, Zelensky bën thirrje për paqe
Kryeministri Sunak tha se "regjimin e Putinit kishte mbytur mospajtimin e brendshëm dhe kishte fabrikuar një realitet tjetër vetëm përmes dhunës".
Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, ishte në sallë duke dëgjuar komentet e Sunak kundër Rusisë.
Sunak tha gjithashtu se ai besonte se Kina paraqiste një "sfidë sistematike" për vlerat e Mbretërisë së Bashkuar, por nuk sqaroi nëse ai do të angazhohej për ta rikategorizuar Kinën si një "kërcënim" për sigurinë kombëtare.
Në Samitin e G20 foli edhe presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky përmes videolidhjes, duke bërë thirrje për ndalimin e luftës
Takimi pritet të marrë hapa për të adresuar sigurinë ushqimore të prekur nga pushtimi rus në Ukrainë dhe lehtësimi i borxhit.























