BE nis misionin e ndihmës ushtarake për Ukrainën, do të zgjasë për 24 muaj
BKT
Rajoni dhe Bota

BE nis misionin e ndihmës ushtarake për Ukrainën, do të zgjasë për 24 muaj

RTSH

Këshilli i Ministrave të Jashtëm dhe të Mbrojtjes të BE nisën sot Misionin e Ndihmës Ushtarake të në mbështetje të Ukrainës.

Objektivi i misionit, i themeluar zyrtarisht më 17 tetor, është të forcojë aftësinë ushtarake të forcave të armatosura ukrainase për t'u mundësuar atyre të mbrojnë integritetin territorial dhe sovranitetin e Ukrainës brenda kufijve të saj të njohur ndërkombëtarisht, si dhe mbrojnë popullatën civile.

Komandanti i Misionit do të jetë Drejtori i Kapacitetit të Planifikimit dhe Drejtimit Ushtarak (MPCC) Zëvendës-admirali Hervé Blezan.

Për më tepër, Këshilli miratoi një masë ndihme në kuadrin e Mekanizmit Evropian të Paqes prej 16 milionë euro për të mbështetur ndërtimin e kapaciteteve të forcave të armatosura të Ukrainës.

Masa e ndihmës do të zgjasë për 24 muaj dhe është shtesë e kontributeve të njëpasnjëshme të BE-së për Ukrainën, të cilat tani arrijnë në më shumë se 3.1 miliardë euro.

Bashkimi Evropian përsërit mbështetjen e tij për pavarësinë, sovranitetin dhe integritetin territorial të Ukrainës brenda kufijve të saj të njohur ndërkombëtarisht./


MË SHUME NGA Rajoni dhe Bota