Betohen tre anëtarët e rinj të Presidencës së Bosnje e Hercegovinës
REL
Anëtarët e sapozgjedhur të Presidencës së Bosnje-Hercegovinës, Denis Beqiroviç, Zheljka Cvijanoviç dhe Zheljko Komshiç, bënë betimin solemn dhe morën detyrën të mërkurën, më 16 nëntor, në ndërtesën e Presidencës së Bosnje-Hercegovinës në Sarajevë, raportoi Radio Evropa e Lirë në gjuhën serbe.
Zheljka Cvijanoviç mori Presidencën e Bosnjë dhe Hercegovinës për tetë muajt e ardhshëm.
Në fjalimin e saj të parë, ajo tha se po vinte në presidencën e BiH “me duar të shtrira dhe me qëllime të mira”. Ajo po ashtu tha se përcaktimi i Bosnjës dhe Hercegovinës është vazhdimësi e rrugës evropiane dhe detyra e parë është marrja e statusit kandidat për në Bashkimin Evropian.
“Ne kemi nevojë dëshpërimisht për dialog për të gjitha çështjet e hapura. Unë dua që ne të jemi subjekte vendimmarrëse, jo objekte. Nëse duam të respektohemi nga të tjerët, atëherë duhet të respektojmë veten. Unë besoj se duhet të ndërtojmë ura bashkëpunimi në BiH dhe me të tjerët në rajon “Unë do të avokoj fuqishëm me iniciativën Ballkani i Hapur dhe Procesi Ballkanik”, tha Cvijanoviç.
Ajo tha gjithashtu se institucionet vendase duhet të marrin përgjegjësinë për të gjitha proceset në Bosnje dhe Herzegovinë dhe se është “me rëndësi vendimtare të respektohet Marrëveshja e Dejtonit dhe struktura kushtetuese e BeH.
Zheljko Komshiç iu drejtua të pranishmëve dhe tha se të gjitha vendimet që do të marrë “do të jenë në përputhje me vendimet e institucioneve të BeH”.
“Nuk do ta humbas rastin të bëj gjithçka që kam në dorë që si shtet të bëj gjithçka për anëtarësimin e Bosnjë-Hercegovinës në aleancën e NATO-s, sepse ky është qëllimi fillestar i Bosnje-Hercegovinës”, tha Komshiq, duke shtuar se qëllimi i tij do të jetë edhe anëtarësimi i Bosnjë-Hercegovinës në NATO në Bashkimin Evropian.
Denis Beqiroviç tha se drejtësia duhet të avokohet në Bosnje dhe Hercegovinë.
“Ne mbrojmë lirinë dhe dinjitetin e çdo personi në vendin tonë. Është koha e fundit që të veprojmë me përgjegjësi dhe së bashku për t’u përballur me problemet. Së bashku, le të ndërtojmë të ardhmen dhe të forcojmë sigurinë e shtetit të Bosnjës dhe Hercegovinës. Ne nevojiten të gjithë në vend për paqe. Le t’i drejtohemi politikës së paqes dhe forcimit të ekonomisë”, tha Beqiroviç.
Në seancën konstituive të organit më të lartë kolektiv të pushtetit ekzekutiv në Bosnje dhe Hercegovinë morën pjesë përfaqësues të misioneve diplomatike të shumë vendeve, si dhe zyrtarë vendorë.























