Kosova shënon në minutat e fundit dhe ndeshja kryhet baraz
Uran Krasniqi / RTKLive
Kosova dhe Armenia kanë luajtur baraz në stadiumin "Fadil Vokrri" në Prishtinë. Ndeshja miqësore ka përfunduar me rezultat 2-2.
Dy herë armenët kanë kaluar në epërsi dhe po aq herë kosovarët kanë barazuar.
Armenët kanë shkuar në pushimin pesëmbëdhjetë minutësh me epërsi, pasi Shaghoyan (24') ka realizuar.
Kosova barazoi me Kastratin (67'), i cili shënoi nga penalltia.
Në minutën e tetëdhjetë e dy armenët kanë kaluar edhe një herë në epërsi me golin e Hovhannisyan.
Koha ecte dhe dukej se armenët do të fitonin, por këtë mendim nuk e kishte edhe Rrudhani. Ai, në minutat shtesë, ka shënuar për të barazuar dhe për ta vendosur fatin e rezultait të ndeshjes.
Këto dy kombëtare nuk janë takuar asnjëherë më parë.
Kosova u ka dhënë rastin shumë lojtarëve të rinj në këtë ndeshje.
Ndeshjen e radhës Kosova e luan me Ishujt Faroe.
Armenia kalon edhe një herë në epërsi ndaj Kosovës
Armenia ka shënuar edhe golin e dytë kunër Kosovës në stadiumin "Fadil Vokrri" në Prishtinë. Këtë herë për të kaluar edhe një herë në epërsi pas barazimit të Kosovës.
Armenët deri tek goli i dytë erdhën përmes Hovhannisyan në minutën e tetëdhjetë e dytë.
Kur kanë mbetur edhe pak minuta lojë shanset e Kosovës për ta fituar këtë ndeshje duken gjithherë e më të vogla.
Kosova e barazon rezultatin ndaj Armenisë
Lirim Kastrati është treguar i saktë nga penalltia dhe Kosova e ka barazuar rezultatin në ndeshjen me Armeninë e cila po zhvillohet në stadiumin "Fadil Vokrri" në Prishtinë.
Pjesa e parë qe mbyllur me epërsinë minimale të mysafirëve.
Kosova u ka dhënë rastin shumë lojtarëve të rinj në këtë ndeshje.
Pjesa e parë mbyllet me avantazh minimal të Armenisë
Armenia ka mbyllur në epërsi pjesën e parë të ndeshjes me Kosovën. Ka qenë minuta e njëzet e pestë kur armenët kanë realizuar. Autor i golit ka qenë Shaghoyan. Këto dy kombëtare nuk janë takuar asnjëherë më parë.
Fillon ndeshja Kosovë - Armeni
Ka nisur ndeshja Kosovë - Armeni në stadiumin "Fadil Vokrri" në Prishtinë, Ndeshja është e karakterit miqësor. Këto dy kombëtare nuk janë takuar asnjëherë më parë.
Kosovë - Armeni, formacionet
Kosova dhe Armenia ndeshen sonte në një miqësore në stadiumin "Fadil Vokrri" në Prishtinë. Për ndeshjen që fillon në ora 18:00 tashmë janë publikuar edhe formacionet.























