Industria shënon rënie të konsiderueshme të porosive që nga viti 2020
atsh
Industria gjermane ka shënuar një rënie të konsiderueshme të porosive për herë të parë në dy vjet e gjysmë, njoftoi sot Zyra Federale e Statistikave.
“Në shtator, stoku i porosive në sektorin e prodhimit ra me 0,9% në terma mujore”, thuhet në raport.
“Kjo është hera e parë që stoku i porosive bie ndjeshëm pas një rritjeje të vazhdueshme me 37,6% nga maji 2020 deri në gusht 2022”, sipas të dhënave.
Sipas zyrës federale, kompanitë industriale, si pjesë e sektorit të prodhimit, regjistruan 4% më pak porosi të reja në shtator se në muajin e kaluar. Ndër të tjera, marrja e porosive u ndikua nga pasojat e luftës në Ukrainë dhe kriza energjetike.
Në shtator, për herë të parë që nga maji 2020, numri i porosive personale hyrëse ishte më i ulët se xhiroja e bizneseve. Kjo do të thotë se janë përpunuar më shumë porosi sesa janë shtuar të reja.
“Pavarësisht ngadalësimit, stoku i porosive është ende në një nivel shumë të lartë”, tha eksperti i Institutit për Ekonominë Botërore (IfW), Nils Jannsen.
Sipas Jannsen, rënia e porosive hyrëse nuk do të ndikojë plotësisht në prodhimin industrial për momentin.























