09:14 / 18.11.2022
Zelensky: Më shumë se 10 milionë ukrainas janë pa energji elektrike
Infrastruktura energjetike e Ukrainës është gjymtuar si pasojë e sulmeve të reja ruse duke zhytur në errësirë 10 milionë ukrainas.
Breshëritë e përsëritura kanë ndërprerë furnizimin me energji elektrike dhe ujë në të gjithë Ukrainën.
“Aktualisht, më shumë se 10 milionë ukrainas janë pa energji elektrike”, tha presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky duke shtuar se rajonet e Odessa, Vinnytsia, Sumy dhe Kiev ishin më të prekura.
Sulmet në rrjetin elektrik të Ukrainës pasojnë një seri pengesash në fushën e betejës për Rusinë, duke përfshirë tërheqjen e javës së kaluar nga Kherson.























