Cleverly: Kërcënimi bërthamor iranian më i avancuar se kurrë më parë
BKT
Rajoni dhe Bota

Cleverly: Kërcënimi bërthamor iranian më i avancuar se kurrë më parë

ATSH-DPA

Sekretari i Jashtëm britanik, James Cleverly, ka paralajmëruar se kërcënimi nga programi bërthamor i Iranit është “më i avancuar se kurrë më parë”.

Duke iu drejtuar sot një konference ndërkombëtare të sigurisë në Bahrein, ai akuzoi regjimin e Teheranit për përhapjen e “gjakderdhjes dhe shkatërrimit” në mbarë botën.

Ai paralajmëroi se armët e furnizuara nga Irani po kërcënojnë sigurinë në Lindjen e Mesme dhe më gjerë, duke vënë në dukje se dronët sulmues të prodhuar nga Irani që përdoren nga Rusia për të synuar infrastrukturën civile të Ukrainës janë një shembull i ndikimit të kësaj.

“Britania e Madhe është e vendosur të punojë së bashku me miqtë tanë për të kundërshtuar kërcënimin iranian, për të penguar kontrabandën e armëve konvencionale dhe për të parandaluar regjimin nga marrja e një aftësie për armë bërthamore”, deklaroi Cleverly.


MË SHUME NGA Rajoni dhe Bota