NATO: Dy avionë luftarakë rusë afrohen zonës së rrezikshme në Detin Baltik
BKT
Rajoni dhe Bota

NATO: Dy avionë luftarakë rusë afrohen zonës së rrezikshme në Detin Baltik

Përktheu: Muharrem Miftari/RTKlive

Siç bën të ditur NATO, dy avionë luftarakë rusë fluturuan shumë afër anijeve të NATO-s, në Detin Baltik. Ngjarja ka ndodhur të enjten.

NATO njoftoi të premten se dy avionë luftarakë rusë bënë një qasje të rrezikshme dhe joprofesionale ndaj anijeve të aleancës në Detin Baltik, transmeton AFP.

“NATO e konsideron operacionin të rrezikshëm dhe joprofesional, pasi ai u krye në një zonë të rrezikshme që ishte rezervuar për një stërvitje të mbrojtjes ajrore dhe për shkak të lartësisë dhe afërsisë së avionit. Ndërveprimi rriti rrezikun e llogaritjeve të gabuara, gabimet dhe aksidente”, thuhet në njoftimin për shtyp të NATO-s.

Finlanda dhe Suedia tashmë bashkëpunojnë shumë me NATO-n, ku aktualisht ka një prani të fortë në Detin Baltik, bën të ditur HS.

Sipas aleancës ushtarake, forcat e veta vepruan me përgjegjësi ndaj situatës dhe kryen detyrën në përputhje me rregulloret ndërkombëtare ajrore dhe detare.

“NATO nuk është në kërkim të një konfrontimi apo kërcënimi”, thuhet në njoftim.

Sipas AFP, NATO ka dyfishuar praninë e saj në Detin Baltik dhe në Detin e Veriut pasi u gjetën rrjedhje në tubacionet e gazit që çojnë nga Rusia në Evropë.

Agjencia e lajmeve thotë se forcat e NATO-s në Detin Baltik përfshijnë anije holandeze, norvegjeze dhe daneze që kanë bashkëpunuar me Suedinë dhe Finlandën, të cilat kërkojnë të jenë anëtare NATO-s.


MË SHUME NGA Rajoni dhe Bota