38 të vdekur në një fabrikë në provincën Henan
RTK
Në Kinë të paktën 38 të vdekur në provincën Henan. Autoritetet locale njoftuan se shkak i vdekjeve ishte zjarri i cili kishte kapluar ndërtesën në qytetin Anyang. U njoftua se zjarri kishte shpërthyer pak minuta pas orës 16:20 në mesditën e së Hënës.
Ekipet emergjente menjëherë kanë reaguar kështu duke e bërë të mundur shuarjen e zjarrit pas disa orësh intervenim. U bë e ditur se dy përsona me lëndime minimale janë dërguar për trajtim mjekësor dhe mbetën jashtë rrezikut për jetë.
Mjetët të cilat u përfshin nga flaka në fabrikë përfshinin rroba, plastic, orendi sipas autoriteteve. Zyrtarë të komitetit për siguri nga Ministria e emergjencave ka inspektuar vendin e ngjarjes qysh në orët e para të mengjesit të se martës. Të dyshuarit rreth incidentit janë dërguar për hetim policor.