A do të rikthehet Ronaldo në Real Madrid?
Sport

A do të rikthehet Ronaldo në Real Madrid?

Fatmir Bytyqi /RTKlive

Real Madridi nuk është duke e menduar rikthimin e Cristiano Ronaldos në ‘Benabeu’.

Asi portugez sot u ‘divorcua’ nga Manchester Unitedi. Mediat e huaja, ditë më parë raportuan se Ronaldo i është vetëofruar gjigantit spanjoll.

Por, orëve të fundit, siç raportojnë mediat britanike, ‘Los Blancos’ e kanë hedhur poshtë mundësinë e rikthimit të CR7 në Madrid.

Me Karim Benzema e lënduar, thashethemet nisen të qarkullojnë së agjenti i Ronaldos, Mendes i ka ofruar Realit klientin e tij si një zgjidhje të mundshme afatshkurtër.

Megjithatë, thuhet se kampioni në fuqi i Ligës së Kampionëve dhe i La Ligës, nuk po kërkon sulmues, dhe se madrilenët besojnë së Benzema do të rikthehet shpejtë nga lëndimi, derisa Rodrygo konsiderohet si opsion mjaft i aftë për të mbuluar hapësirën e francezit.


MË SHUME NGA Sport