Klitschko: Kievi drejt dimrit më të keq që nga Lufta e Dytë Botërore
Rajoni dhe Bota

Klitschko: Kievi drejt dimrit më të keq që nga Lufta e Dytë Botërore

atsh

Kryetari i bashkisë së Kievit, Vitali Klitschko deklaroi se një dimër i zymtë i pret tre milionë banorët e kryeqytetit ukrainas, për shkak të dëmeve të shkaktuara në infrastrukturën energjetike të vendit nga bombardimet ruse.

”Ky është dimri më i keq që nga Lufta e Dytë Botërore”, tha Klitschko për tabloidin gjerman ”Bild”.

”Qyteti duhej të përgatitet për skenarin më të keq të ndërprerjeve të gjera të energjisë elektrike gjatë temperaturave të ulëta, në të cilin rast pjesë të popullsisë do të duhej të evakuoheshin”, tha kryetari i Kievit.

Klitschko akuzoi presidentin rus Vladimir Putin se po përpiqet të dëbojë njerëzit nga Kievi me sulme ndaj infrastrukturës civile.

“Putini dëshiron të terrorizojë njerëzit, t’i bëjë ata të ngrijnë, të jenë pa drita për të ushtruar presion mbi presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky”, tha Klitschko.

“Por, kjo nuk do të ndodhë. Përshtypja ime është se njerëzit do të zemërohen dhe do të jenë më të vendosur. Ne nuk do të vdesim apo të ikim siç dëshiron Putini”, theksoi ai.

Ai i kërkoi Gjermanisë që urgjentisht të dërgojë gjeneratorë, veshje mbrojtëse dhe mallra humanitare përveç armëve për mbrojtje.


MË SHUME NGA Rajoni dhe Bota