Deri në 10 të vdekur nga të shtënat në një supermarket në Virxhinia të SHBA
Rajoni dhe Bota

Deri në 10 të vdekur nga të shtënat në një supermarket në Virxhinia të SHBA

REL

Një person i armatosur ka vrarë deri në dhjetë persona në një supermarket në shtetin amerikan të Virxhinias.

Sipas policisë amerikane ngjarja ka ndodhur në njërin nga supermarketet Walmart, në qytetin Chesapeake të Virixhinias, të martën në mbrëmje, sipas kohës lokale.

Policia beson se ka qenë menaxheri i dyqanit ai që ka shtënë mbi të tjerët, dhë në fund ka qëlluar edhe veten, raporton BBC.

Deri tani nuk ka shumë detaje për motivet dhe numrin e saktë të të vdekurve dhe të lënduarve, por një zyrtar policor ka thënë se nuk janë më shumë se 10 të vrarë, dhe se ka disa të lënduar.

Ky sulm vjen vetëm pak ditë pasi në Kolorado të SHBA-së, si pasoje e të shtënave me armë zjarri, kanë vdekur të paktën pesë persona dhe 18 të tjerë janë plagosur.


MË SHUME NGA Rajoni dhe Bota