Zyrtare: Guardiola rinovon kontratën e re me City-n
Sport

Zyrtare: Guardiola rinovon kontratën e re me City-n

Fatmir Bytyqi /RTKlive

Trajneri spanjoll Pep Guardiola do të jetë në krye të Manchester Cityt deri në vitin 2025.

Kampionët në fuqi të Anglisë dhe strategu spanjoll, sot kanë zyrtarizuar marrëveshjen e re.

Guardiola është shprehur i lumtur me rinovimin e kontratës së re.

“Jam shumë i kënaqur që do të qëndroj te Manchester City edhe për dy vite të tjera. I falënderoj të gjithë në klub që më besuan. Jam i lumtur dhe ndihem këtu. Kam gjithçka që më nevojitet për ta bërë punën time sa më mirë. Unë e di se kapitulli tjetër i këtij klubi do të jetë i mrekullueshëm për dekadën e ardhshme. Kjo ka ndodhur gjatë dhjetë viteve të fundit dhe do të ndodhë në dhjetë vitet e ardhshme, sepse ky klub është shumë i qëndrueshëm. Unë kam besim se mund të arrijmë më shumë së bashku dhe kjo është arsyeja pse unë dua të qëndroj dhe të vazhdoj të luftoj për trofe,” deklaroi Pep për faqe ne klubit pas zyrtarizimit të marrëveshjes së re.

Tekniku spanjoll deri më tani me Cityn ka fituar 11 trofe të rëndësishëm, duke përfshirë katër nga pesë titujt e fundit të Premier League.


MË SHUME NGA Sport