Policia arreston një çift rus me dyshimin për spiunazh
Rajoni dhe Bota

Policia arreston një çift rus me dyshimin për spiunazh

atsh

Dy persona me nënshtetësi ruse u arrestuan për spiunazh në Stokholm, pas një operacioni spektakolar të shërbimeve sekrete dhe forcave të ushtrisë suedeze.

Task-forca suedeze ndërhyri madje në një lagje në kryeqytet duke përdorur gjithashtu helikopterët tip ”Blackhawk”.

“Duhej të vazhdonim shpejt për arrestimin e tyre për të parandaluar shkatërrimin e provave”, shpjeguan forcat e sigurisë për gazetën suedeze ”Aftonbladet”.

Dy të arrestuarit janë një burrë dhe një grua rreth të gjashtëdhjetave, të cilët ishin zhvendosur nga Rusia në Suedi në fillim të viteve 2000.

”Është shumë shqetësuese, pasi Suedia është bërë qendra e spiunazhit rus”, komentoi ish-agjenti i CIA-s Dan Hoffman për ”Aftonbladet” duke iu drejtuar gjithashtu një paralajmërim shërbimit sekret suedez.


MË SHUME NGA Rajoni dhe Bota