Qeveria e Lituanisë zgjat gjendjen e jashtëzakonshme në kufirin rus
BKT
Rajoni dhe Bota

Qeveria e Lituanisë zgjat gjendjen e jashtëzakonshme në kufirin rus

atsh

Qeveria e Lituanisë vendosi sot të zgjasë sërish gjendjen e jashtëzakonshme në rajonet e saj kufitare me Rusinë dhe Bjellorusinë, deri më 16 mars të vitit të ardhshëm.

Statusi i emergjencës zbatohet në zonën kufitare si dhe në pika të tjera kufitare si aeroportet dhe stacionet hekurudhore.

Zgjatja e gjendjes së jashtëzakonshme pritet të miratohet nga parlamenti.

Lituania kufizohet me enklavën ruse të Detit Baltik të Kaliningradit, si dhe me aleatin e Rusisë, Bjellorusinë.

Gjendja e jashtëzakonshme u vendos menjëherë pas pushtimit rus të Ukrainës më 24 shkurt.

Fillimisht në shkallë vendi, gjendja e jashtëzakonshme u vendos edhe në rajonet kufitare dhe pikat e kontrollit.

Gjendja e jashtëzakonshme në rajonin kufitar me Bjellorusinë u shpall edhe më herët, në nëntor 2021.

Vendimi erdhi pasi udhëheqësi bjellorus, Alexander Lukashenko, lejoi mijëra migrantë të kalonin në kufijtë e tij me Bashkimin Evropian.


MË SHUME NGA Rajoni dhe Bota