Finlanda: Europa duhet të forcojë mbrojtjen e saj, problem pa SHBA-në
rtsh.al
Kryeministrja e Finlandës Sanna Marin ka bërë thirrje që Evropa të ndërtojë aftësitë e veta të mbrojtjes në vazhdën e luftës në Ukrainë, duke thënë se pa ndihmën e SHBA-së ajo nuk është mjaft e qëndrueshme.
“Duhet të sigurohemi që jemi më të fortë dhe do të jem e sinqertë me ju, Evropa nuk është mjaft e fortë. Ne do të ishim në telashe pa Shtetet e Bashkuara”, tha Marin në Sydney.
Marin këmbënguli se Ukrainës duhet t'i jepet "çfarëdo që duhet" për të fituar luftën, duke shtuar se Shtetet e Bashkuara kanë qenë thelbësore në furnizimin e Kievit me armë, financa dhe ndihmën humanitare të nevojshme për të zbehur përparimin e Rusisë.
“Ne duhet të sigurohemi që po i ndërtojmë gjithashtu ato aftësi kur bëhet fjalë për mbrojtjen evropiane, industrinë evropiane të mbrojtjes, dhe duke u siguruar që ne mund të përballemi në lloje të ndryshme situatash,” tha ajo.
Ndërsa Rusia pushtoi Ukrainën, prioritetet e Finlandës ishin të kishte marrëdhënie dypalëshe pune me Rusinë dhe të ishte partner i ngushtë me anëtarët e NATO-s, por jo të ishte anëtare, tha ajo.
"Kjo ishte mënyra më e mirë për të siguruar kombin tonë”, tha ajo.
Finlanda dhe Suedia aplikuan për t'u bashkuar me aleancën në maj, por po presin që Turqia dhe Hungaria të ratifikojnë kërkesat e tyre , të cilat janë miratuar nga 28 vendet e tjera në grup.