15:20 / 08.12.2022
Amerikania Griner lirohet në këmbim të tregtarit rus të armëve, Victor Bout
VoA
Rusia ka liruar yllin e basketbollit amerikan, Brittney Griner, në këmbim të lirimit nga Shtetet e Bashkuara të tregtarit famëkeq rus të armëve Viktor Bout.
Lajmin e konfirmoi në Twitter, presidenti i Shteteve të Bashkuara Joe Biden.
"Ajo është e sigurt. Është në avion, duke u kthyer në shtëpi," tha zoti Biden në një postim në Twitter.
Presidenti Biden dhe nënpresidentja Kamala Harris bideuan në telefon me zonjën Griner nga Zyra Ovale, tha një zyrtar amerikan.
























