Greqi, vdes 16 vjeçari rom, i qëlluar nga policia në një pikë karburantesh
BKT
Rajoni dhe Bota

Greqi, vdes 16 vjeçari rom, i qëlluar nga policia në një pikë karburantesh

RTKlive

Ka vdekur në Greqi një adoleshent rom, i cili u qëllua në kokë nga policia greke, javën e kaluar.

16 vjeçari vdiq sot në një spital në Selanik. 

I riu, dyshohet se ishte gjuajtur nga policia teksa ikte nga një pompë benzine në Selanik, nën dyshimin se nuk kishte paguar benzinë në vlerë prej 20 eurosh. 

Sipas mediave lokale, polici që gjuajti në 16-vjeçarin, është liruar në arrest shtëpiak në pritje të një vendimi gjyqësor, nëse ai duhet të mbahet në paraburgim. 

Incidenti shkaktoi protesta disa ditore nga ana e komunitetit rom në Selanik, por edhe në qytete tjera.

“Rasti është duke u hetuar nga gjykata, i vetmi organ kompetent për të vlerësuar faktet dhe për të gjykuar përgjegjësitë”, tha ministri për Mbrojtje Civile, Takis Theodorikakos

Të shtënat me armë ndaj të riut rom janë të fundit në një seri incidentesh të ngjashme në Greqi dhe kanë ngjallur një debat rreth dhunës policore në vend. Burimi: BBC 


MË SHUME NGA Rajoni dhe Bota