Parlamenti Evropian i jep popullit ukrainas çmimin ‘’Saharov”
ATSH
Populli ukrainas mori çmimin prestigjioz ”Saharov” të Parlamentit Evropian.
Në emër të bashkatdhetarëve të tyre çmimi u tërhoq nga tre ukrainas aktivë në shoqërinë civile.
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky ishte i pranishëm në ceremoni përmes videos dhe bëri thirrje për një minutë heshtje për viktimat e luftës së Rusisë kundër vendit të tij.
“Unë e di se populli i guximshëm i Ukrainës nuk do të dorëzohet dhe as ne nuk do të dorëzohemi”, theksoi kryetarja e Parlamentit, Roberta Metsola.
Metsola shfrytëzoi rastin për të kujtuar edhe fituesin e vitit të kaluar, Alexei Navalny, i cili ishte i burgosur në një kamp rus.
”Fituesit e çmimit Saharov, të cilët ende nuk e kanë paguar çmimin për lirinë e tyre, nuk do të harrohen”, shtoi ai.
Çmimi ”Saharov” jepet nga Parlamenti Evropian që nga viti 1988 për personalitete apo organizata që mbrojnë të drejtat e njeriut dhe lirinë e shprehjes.
Themeluesi i Wikileaks, Julian Assange dhe Komisioni Kolumbian i së Vërtetës u nominuan gjithashtu këtë vit.























