Në Suedi inflacioni arrin në 11, 5%, më i larti që nga viti 1991
BKT
Rajoni dhe Bota

Në Suedi inflacioni arrin në 11, 5%, më i larti që nga viti 1991

atsh

Inflacioni i çmimeve të konsumit në Suedi u përshpejtua, siç pritej, në nëntor duke regjistruar nivelin më të lartë në gati 32 vjet, i ndikuar kryesisht nga kostot e larta të ushqimeve, pijeve joalkoolike dhe shërbimeve komunale, kryesisht të energjisë elektrike, sipas Zyrës së Statistikave të Suedisë.

Çmimet e konsumit u rritën me 11,5% në terma vjetore, në nëntor, krahasuar me 10,9% në tetor. Kjo ishte në përputhje me parashikimin e ekonomistëve.

Inflacioni i fundit ishte më i larti që nga shkurti i vitit 1991, kur çmimet u rritën me 13,1%.

Çmimet e ushqimeve dhe pijeve joalkoolike u rritën me 18,1% krahasuar me një vit më parë, dhe kostot e transportit gjithashtu shënuan një rritje prej 10,3% për shkak të rritjes së çmimeve të karburanteve.

Kostot e banesave gjithashtu u rritën ndjeshëm me 9,8%, të ndikuara nga një rritje prej 36,8% në çmimet e energjisë elektrike.

Në baza mujore, çmimet e konsumit u rritën me 1% në nëntor krahasuar me 0,2% në tetor. Çmimet parashikohej të rriteshin me 0,7%. 


MË SHUME NGA Rajoni dhe Bota