Infrastruktura e Kievit shënjestrohet nga sulmet ruse me dronë
BKT
Rajoni dhe Bota

Infrastruktura e Kievit shënjestrohet nga sulmet ruse me dronë

atsh

Rusia shënjestroi Kievin dhe zonën përreth me dronë ushtarakë iranianë sot në mëngjes, sipas zyrtarëve.

“Infrastruktura kritike u dëmtua sërish në kryeqytetin ukrainas”, shkroi kryebashkiaku Vitali Klitschko në Telegram duke shtuar se nuk janë raportuar të plagosur.

“Teknikët po përpiqeshin të stabilizonin furnizimet me energji elektrike dhe sistemin e ngrohjes”, tha Klitschko.

Në disa lagje është ndërprerë energjia elektrike si një masë emergjente.

Banorët raportuan se kishin dëgjuar zhurmën e dronëve dhe zjarrit kundërajror mbi qytet gjatë natës.

“Vetëm Kievi u sulmua nga më shumë se 20 dronë luftarakë të prodhuar nga Irani”, sipas ushtrisë ukrainase.

Rreth 15 prej tyre u qëlluan nga mbrojtja ajrore.

“Dhjetë dronë të tjerë u kapën në jug të Ukrainës”, tha ushtria.

Sipas shërbimeve sekrete ukrainase, ushtria ruse ka marrë së fundmi një dërgesë të re të dronëve të prodhuar nga Irani.


MË SHUME NGA Rajoni dhe Bota