Përmbytet luftanija tajlandeze, 31 marinas rezultojnë të zhdukur
BKT
Foto: BBC
Rajoni dhe Bota

Përmbytet luftanija tajlandeze, 31 marinas rezultojnë të zhdukur

Përgatiti: Jeton Musliu/RTKlive

Marina tajlandeze deklaroi se 31 marinas janë zhdukur pasi një anije luftarake me mbi 100 anëtarë të ekuipazhit, u përmbyt gjatë një stuhie në Gjirin e Tajlandës.

Anija me emrin HTMS Sukhothai u fundos të dielën në mbrëmje pasi uji përmbyti pikat e kontrollit të energjisë.

Të hënën, autoritetet thanë se kanë  shpëtuar 75 anëtarë të ekuipazhit, por 31 figurojnë  ende të zhdukur në detin e trazuar.

"Kanë kaluar më shumë se 12 orë nga përmbytja, por ne do të vazhdojmë t’i kërkojmë," tha një zëdhënës i marinës për BBC-në.

Ekipet e kërkimit punuan gjatë natës për të gjetur të mbijetuarit, me operacionin që vazhdoi edhe të hënën, ku u përfshinë edhe forcat ajrore.

Marina njoftoi gjithashtu se do të kryejë një hetim të detajuar për shkakun e katastrofës.

"Kjo pothuajse nuk ka ndodhur kurrë në historinë e forcës sonë, veçanërisht me një anije që ishte  ende në përdorim aktiv," tha zëdhënësi, Admiral Pogkrong Monthardpalin për BBC-në.

Zyrtarët thanë se anija u përmbyt pasi  nga dallgët e larta, uji hyri brenda dhe depërtoi deri  në dhomën e saj të energjisë.

Me fuqinë e humbur nga motorrët shkaku i mungesës së energjisë, ekuipazhi luftoi për të mbajtur kontrollin e anijes e cila megjithatë u mbulua fillimisht nga uji duke nisur nga pjesa e përparme e saj, derisa u fundos të dielen rreth orës 23:30, sipas kohës lokale ose 16:30 GMT.

Anija ishte në një patrullim 32 km (20 milje) në lindje të Bang Saphan, në provincën Prachuap Khiri Khan, kur u përfshi nga stuhia të dielën.

(Marrë me shkurtime nga BBC. Titulli në origjinal: Luftanija e marinës së Tajlandës përmbyset duke lënë 31 marinarë të zhdukur)


MË SHUME NGA Rajoni dhe Bota