20:53 / 23.12.2022
Ranieri prezantohet te Cagliari
Uran Krasniqi/RTKLive
Claudio Ranieri është prezantuar si trajneri i ri i Cagliarit.
“Cagliari është i kënaqur të njoftojë se ka arritur një marrëveshje me Claudio Ranieri, i cili do të marrë drejtimin teknik të ekipit të parë”, thuhet në një deklaratë të klubit.
Ai pason në detyrë Fabio Liveranin, i cili u shkarkua javën e kaluar pas humbjes 2-1 ndaj Palermos dhe do të marrë drejtimin më 1 janar sipas një kontrate që e mbanë me klubin deri më 2025.
Ranieri u shkarkua nga Watford në janar.
Shtatëdhjetë e një vjeçari ka qenë më parë në krye të skuadrës së Serisë B ndërmjet viteve 1988 dhe 1991.























