20:33 / 27.12.2022
Chelsea rigjen fitoren në Premier League
Uran Krasniqi / RTKLive
Chelsea i ka dhënë fund një serie prej pesë ndeshjesh pa fitore në Premier League. “Blutë” e Londrës" fituan pastër 2:0 ndaj Bournemouth në stadiumin “Stamford Bridge”.
Një gol dhe një asistim nga Kai Havertz ishte i mjaftueshëm për t'i parë blutë të merrnin tre pikë dhe të mbyllnin periudhën pa fitore. Havertz ka realizuar në minutën e gjashtëmbëdhjetë, kurse golin tjetër e ka shënuar Mount në minutën e njëzet e katërt ku gjithashtu asistoi Havertz.
Pas kësaj ndeshje Chelsea gjendet në vendin e tetë në tabelë me njëzet e katër pikë. Tabelën e kryeson Arsenal me dyzet pikë.























