Lewa: Në Barcelonë ndihem si në shtëpinë time
BKT
Sport

Lewa: Në Barcelonë ndihem si në shtëpinë time

F.Bytyqi/RTKLive

Sulmuesi polak i Barcelonës, Robert Lewandowski, në një intervistë për mediat spanjolle, ka thënë se ndihet jashtëzakonisht mirë tek klubi katalonas.

Reprezentuesi i Polonisë po luan sezonin e tij të parë tej Barcelona pas transferimit nga Bayern Munich.

Lewandowski thotë se në Barcelonë ndihet si në shtëpinë e tij.

“Gjatë Kupës së Botës isha larg nga qyteti i Barcelonës dhe kur u ktheva m'u duk sikur po kthehesha në shtëpi. Isha larg klubit dhe qytetit tim dhe kjo ndjenjë do të thotë shumë për mua. Jam shumë i lumtur këtu”, ka thënë Lewandowski.