Zelensky: 2023 do të jetë viti i fitores në luftën kundër Rusisë
BKT
Rajoni dhe Bota

Zelensky: 2023 do të jetë viti i fitores në luftën kundër Rusisë

RTSH

"2023 do të jetë viti i fitores në luftën kundër Rusisë", kështu është shprehur presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, në mesazhin e tij të Vitit të Ri. Zelensky i bëri thirrje thirrje bashkatdhetarëve të punojnë, luftojnë dhe të ndihmojnë njëri-tjetrin në këto ditë të vështira.

"A keni mall për besim dhe shpresë? Dëshira për dritë? Kjo është brenda të gjithëve ne, edhe kur nuk ka energji elektrike”, furnizimi i së cilës është ndërprerë rëndë nga bombardimet masive ruse. Gëzuar Vitin e Ri! Viti i fitores sonë”,tha Zelensky.

Nga ana tjetër, në video-mesazhin e tij të Vitit të Ri presidenti rus Vladimir Putin tha se vendi i tij nuk do të përkulet kurrë para përpjekjeve perëndimore për të përdorur Ukrainën si një mjet për të shkatërruar Rusinë dhe se vendi i tij po luftonte në Ukrainë për të mbrojtur atdheun dhe për të siguruar pavarësinë e vërtetë për popullin e saj.

Viti i Ri e ka gjetur Ukrainën nën breshërinë e sulmeve raketore. Sulmet raketore kanë goditur Kievin, Pechersk dhe Holosiivsk. Zona të shumta ndërprenë energjinë në mënyrë parandaluese përpara se sulmet me raketa të goditnin vendin.


MË SHUME NGA Rajoni dhe Bota