Australi, test të detyrueshëm Covid-19 për ata që udhëtojnë nga Kina
BKT
Rajoni dhe Bota

Australi, test të detyrueshëm Covid-19 për ata që udhëtojnë nga Kina

RTSH

Udhëtarëve nga Kina në Australi do t`u kërkohet të paraqesin një test negativ të koronavirusit pas mbërritjes në vend, nga e enjtja, 5 janar, ka njoftuar ministri australian i Shëndetësisë Mark Butler.

Australia ndjek hapat e disa vendeve të tjera ku kufizime të ngjashme janë shpallur së fundmi. Masa po merret si masë paraprake, shpjegoi zoti Butler.

Një dispozitë identike u njoftua të shtunën nga qeveria e Kanadasë, nga 5 janari për tridhjetë ditë. Koreja e Jugut , Spanja dhe Franca  iu bashkuan numrit në rritje të vendeve, përfshirë veçanërisht SHBA- në dhe Indinë , që e kanë bërë të detyrueshme për udhëtarët nga Kina kryerjen e testeve negative për koronavirusin .

Shpërthimi i numrit të infektimeve me virus në Kinë pas përfundimit të papritur të politikës "zero COVID" në fillim të dhjetorit po shkakton shqetësim në rritje ndërkombëtarisht.


MË SHUME NGA Rajoni dhe Bota